You are here: HomeModeKa jetë të përkryer seksuale

Ka jetë të përkryer seksuale Zgjedhur

Publikuar ne Mode Tuesday, 09 September 2014 11:00

Kim Kardashian në mënyrë të hapur ka folur për revistën "GQ" rreth jetës së saj private. Gjithsesi se videoja e saj seksuale me ish të dashurin Ray J e ka bërë të famshme, ndërsa tani me mençuri hesht rreth asaj nëse me bashkëshortin e saj të ri Kanye West ka një video të tillë.

 

"Unë dhe bashkëshorti im kemi një jetë të shkëlqyeshme seksuale. Sa i përket videos seksuale, a e kemi apo jo? Nëse e kemi është diçka që nuk dua të përfundoj në publik", thotë Kim. Ajo ka shtuar se gabimin e njëjtë nuk dëshiron ta përsërisë dy herë. Ajo ka sqaruar edhe disa gjëra në lidhje me martesën e saj kohë më parë. Ishte shkruar se në martesë, ata kanë përdorur WC të artë. "WC të artë, jo! Por në tavolinë kemi emra të gdhendur të të gjithë atyre që kanë qenë në dasmë. Në këtë mënyrë kemi dashur t'i falënderojmë të gjithë ata që për ne janë të dashur dhe të posaçëm", ka sqaruar Kim.

Ajo me këtë rast ka kritikuar edhe presidentin Obama, për shkak të komentit të tij për shoun e saj, gjatë një interviste.

"Mendoj se është e pahijshme që një president të komentojë personat nga pop-kultura dhe që i quan 'bythështrembër'. Mendoj se të gjithë kanë të drejtë të japin mendimin e tyre, pra edhe Obama, por nuk e di pse ai e komenton shoun tim", ka përfunduar Kim, e cila vërtet po gëzon një status prej ylli.

Lini nje koment