You are here: HomeModeSelena Gomez pushon nga puna prinderit e saj

Selena Gomez pushon nga puna prinderit e saj Zgjedhur

Publikuar ne Mode Monday, 08 September 2014 13:13

Selena Gomez është vetëm 21 vjeç, por mosha nuk e ka ndaluar atë që të shkarkojë nga detyra të ëmën dhe njerkun si menaxherët e saj.

Burime për portalin amerikan TMZ deklarojnë se Selena shkarkoi muajin e kaluar Mandy dhe Brian Teefey, duke i hequr në mënyrë të përhershme nga të gjitha detyrat që lidhen me menaxhimin e karierës së saj.

 

Selena ka qenë nën kontrollin e prindërve që kur debutoi në Disney. Burimet thanë se tashmë bukuroshja me origjinë latine i ka larguar prindërit pasi mendon se është mjaftueshëm e rritur, dhe natyrisht e famshme, që të ketë një menaxher profesionist, i cili të ketë në kurrikulumin e tij klientë të kategorisë A.

 

Selena ka pasur shpesh herë përplasje me të ëmën dhe njerkun lidhur me drejtimin e karierës së saj, për të mos folur këtu për lidhjen me Justin Bieber, por burimet shtuan se fërkimet familjare nuk ishin arsyeja e vërtetë e ndarjes.

Sipas tyre, Selena do vazhdojë të qëndrojë pranë prindërve, edhe pse ata nuk janë të kënaqur me vendimin e saj. Sa për personin që 21-vjeçarja do të ketë në krah si partner, ajo është duke kërkuar kandidatin e duhur.

Lini nje koment