You are here: HomeModeCfare ngjyrash te veshim per te dukur me elegante ?!

Cfare ngjyrash te veshim per te dukur me elegante ?! Zgjedhur

Publikuar ne Mode Friday, 05 September 2014 08:20

Për të gjitha femrat që kanë trup të mbushur, shpesh herë është një problem më vete veshja. Të gjitha ne kemi dëshirë të dukemi sa më elegante, kur realisht kemi disa kilogramë më tepër. Edhe pse mund të duket mjaft e vështirë mund të arrihet një pamje perfekte. Ju mund të pyesni po si mund të vishemi të dukemi më të dobëta?

 

Sekreti i parë është të veshim ngjyrën e zezë, siç dihet kjo ngjyrë është shumë e bukur dhe mbulon shumë defekte. Sekreti i dytë është të përdorim veshjet me vija të zeza, ose të bardha ato na japin pamje simetrike dhe ne dukemi shumë më të dobëta.

Ngjyrat e errëta dhe sfumatura: e ka treguar jo shumë kohë më parë Stella McCartney një stiliste mjaft e njohur, që duke kombinuar një seri ngjyrash në një fustan të vetëm, duke përdorur ngjyra më të errëta jashtë dhe ato me të çelëta brenda, është e mundur të rikrijoni siluetën tuaj duke e bërë trupin tuaj të duket më i hollë.

Lini nje koment