You are here: HomeModeJ.Lo i dedikon nje Hit te pasmeve te saj

J.Lo i dedikon nje Hit te pasmeve te saj Zgjedhur

Publikuar ne Mode Thursday, 14 August 2014 09:45

Ajo shquhet si femra me fundshpinën më seksi në botën e muzikës. Jennifer Lopez, sigurisht, nuk mund të ketë turp ta shfaqë sa më shumë të mundet pjesën më të preferuar të trupit të saj, madje edhe duke e titulluar këngën e saj të re "Booty", pjesë e albumit të saj të tetë "A.K.A.", në nder të hireve të saj.

 

Këngëtarja 45-vjeçare, nënë e dy fëmijëve, i ka bërë format e saj të pasme subjekt i artit muzikor të "single"-it të saj të ri, teksa janë fotografuar nga Steven Gomillion dhe Dennis Leupold, fotot të cilat ajo i publikoi të mërkurën në llogarinë e saj në Instagram.

Kostumi i saj i banjës, bardhezi, shfaq J.Lo përpara kamerave tepër seksi dhe format e saj të pasme në perfeksion. Superylli latin, në hitin e saj të fundit "Booty", ka bashkëpunuar me Pitbull, ashtu siç ka bërë së fundi edhe në këngën e hapjes së Botërorit të Brazilit.

Lini nje koment