You are here: HomeModeAngelina Jolie dhe Brad Pitt po punojne fort për film të ri!

Angelina Jolie dhe Brad Pitt po punojne fort për film të ri! Zgjedhur

Publikuar ne Mode Tuesday, 06 May 2014 11:56

Pas, më shume se 10 vite Angelina Jolie dhe Brad Pitt po bashkohen sërish në një projekt të ri filmi. Detajet rreth këtij filmi mbahen ende në fshehtësi të plotë, por një gjë është bërë e njohur rreth këtij misteri e kjo është se skenarin e filmit e ka shkruar vet Jolie.

E! News arriti të marrë një deklaratë, ku në të njëjtën aktorja bukuroshe theksoi se ajo dhe Pit po mendojnë me seriozitet të bashkëpunojnë për një film të madh që nga viti 2012. "Ne po flasim në lidhje me këtë", deklaroi Jolie për E! News. "Gjithashtu kemi edhe ide për të njëjtin".

E pyetur se a planifikojnë që ky të jetë një film romantik, Jolie u përgjigj: "Ne nuk e dime as vet se sa jemi komik", duke qeshur. "Ju asnjëherë nuk mund ta dini se çka dëshirojnë të shohin të tjerët nga një çift i vërtetë, prandaj ndonjëherë është më mire mos jenë çift real".

Angelina në ndërkohë është duke punuar në post-produksionin e filmit Unbroken, kurse Brad në filmin e David Ayer, Fury.

Lini nje koment