You are here: HomeModeDoreshtrenguarit me te famshem te Hollivudit

Doreshtrenguarit me te famshem te Hollivudit Zgjedhur

Publikuar ne Mode Monday, 28 April 2014 12:53

Fakti që dikush është i pasur, nuk do të thotë se është edhe zemërgjerë. Yjet të cilët do t'i prezantojmë në këtë artikull, janë dëshmi për këtë.

Sa herë që kanë pasur mundësinë, ata kanë shmangur të japin bakshish, kanë shmangur pagesën e faturave e disa prej tyre edhe kanë vjedhur. Gisele Bundchen në vitin 2005, derisa ishte në romancë me aktorin Leonardo DiCaprio, e kishte humbur qenin e saj.

 

Shumë shpejt ajo e kishte mbushur lagjen e saj me pllakate me foton e qenit të saj dhe me premtimin e shpërblimit prej 5000 dollarë për atë që ia gjen. Por kur Jannel Olson dhe i dashuri i saj ia kanë kthyer qenin, ajo i kishte akuzuar se ia kanë vjedhur qenin. Pasi policët kishin konstatuar se akuzat e saj janë të pabaza, ata ishin liruar por kishin mbetur pa shpërblim.

 

Victoria Beckham dhe mikja e saj, aktorja Katie Holmes, më 2007 ishin larguar nga restoranti pa lënë bakshish, ndërsa truprojat e tyre i kishin kërcënuar kamerierët që të zhduken ose do ta pësojnë. Edhe pse me motrën e saj kishte bërë rrëmujë në një restorant me kërkesat e saj të pazakonta, Miley Cyrus në fund nuk i kishte shpërblyer kamerierët me bakshish, por ishte larguar duke i ofenduar.

Mick Jagger fiton shumë me grupin e tij "Rolling Stones", por ai nuk paguan fare faturat e tij dhe gjithmonë kërkon nga dikush tjetër që të paguan të gjitha ato që lidhen me shtëpinë dhe fëmijët e tij.

 

Jo vetëm që jep bakshishe të vogla, por gjatë krizës së saj në vitin 2007, Britney Spears ka vjedhur edhe shkrepsë në një pompë benzine dhe pastaj një fotografit i ka thënë "kam vjedhur diçka, unë jam një person i keq. Po ashtu, nga një dyqan erotik, ajo ka vjedhur një parukë dhe një bluzë në vlerë 200 dollarë. Lindsay Lohan më 2011 ka vjedhur një qafore në vlerë 2500 dollarë dhe për të ka qëndruar 120 ditë në burg.

Pastaj më 2012 kishte mbetur borxh 46,000 dollarë për qëndrim 47 ditor në një hotel, duke thënë se dikush tjetër duhet të paguaj. Si persona shumë kurnac edhe përkundër milionave, janë edhe Pamela Anderson, Mark Zakerberg dhe Barbra Strasend.

Lini nje koment