You are here: HomeKuzhineTradicionaleFasule me perime

Fasule me perime

Publikuar ne Tradicionale Tuesday, 29 October 2013 09:15

Perberesit:
1 racion fasule,
1 qepe e madhe me copeza,
1thelpi hudher,
2 speca me copeza ose rrathe,
4-5 domate te grira ne rende,
1 karrote e madhe me rrathe,
3 luge vaj,
kripe, spec i kuq,spec djeges.

Fusim groshet ne uje te bollshem, nje nate me pare. Kaverdisim ne tenxheren me vaj qepen, hudhren. Shtojme karroten, specat e me pas dhe domatet e grira. Shtojme specin djeges dhe ate te kuq, e pas dy valesh, vendosim ne tenxhere dhe fasulet. I mbulojme me uje te bollshem, dhe i leme te ziejne me ngadale derisa te cahen groshet dhe te jene te buta. I rregullojme me kripe dhe u sherbejme me vaj ulliri ne pjate. Sipas deshires, ne tenxhere me fasulet, mund te ziejme ndonje kocke mishi ose ndonje cope pasterma. Shoqerohen shume mire me turshi te ndryshme.

Lini nje koment