You are here: HomeKuzhineTradicionaleMantia Dibrane

Mantia Dibrane

Publikuar ne Tradicionale Wednesday, 16 October 2013 14:01

Përbërësit:
* 1 kg miell
* 2 gota ujë të vaket
* 2 luge vaj
* pak krip për brumin sipas dëshirës
* 600 gr mish i grirë
* 3 qepë të mëdha
* krip,vaj dhe piper i zi

 

Në tavolinë ose në tepsi hidhet miell, ujë i vakët, vaji, kripa dhe përzihen, nga brumi i formuar bëhen 30 kulaçe të vegjël. Secili kulaç zmadhohet me holluese sa shuplaka e dorës. Lyhen kuleçtë me gjalpë dhe bashkohen në dhjetëshe. Secila dhjetëshe tëhollohet në një petë të madhe dhe të tre petët bashkohen në një petë të vetme. Peta ndahet në katrorë shahu. Për mbushjet e katrorëve nevojiten mish i grirë, qepë të grira hollë, kripë dhe piper i zi . Masa e përgatitur skuqet në vaj dhe në fund të skuqjes i hidhet pak piper i kuq për ngjyrë. Masa duhet të lihet të ftohet dhe më pas mbushen me të katrorët e përgatitur më parë. Çdo katrore mbështillet diagonalisht nga të katër anët (si zarf) dhe vihen në tepsi për tu pjekur. Mantia piqet gjysmë ore. Pasi është pjekur mbulohet me një pecetë për 10 minuta . Shërbehet me kos.

Lini nje koment