You are here: HomeKuzhineTradicionaleMish qingji me patellxhan

Mish qingji me patellxhan

Publikuar ne Tradicionale Sunday, 30 June 2013 17:35

Perberesit per 4 persona:

-4 berxolla qingji 

-2 thelpinj hudhre

-nenexhik

-majdanoz

-1 kokerr limon

-1 luge mustard

-150 ml vaj ulliri

-100 gram djath kackavall te grire

-4 patellxhan 

 

Marrim berxollat e qingjit dhe i vendosim ne tigan per skuqje. I skuqim per 3-4 minuta sa te marrin pak thekrisje.Nderkohe grijme hudhrat dhe i perzjejme me limon, nenexhik , majdanoz, mustard me 4 luge vaj ulliri.Heqim berxollat nga tigani dhe shtojme ne tigan paterxhanet e pastruar te cileve u kemi hequr mbushjen. Skuqim nga te dyja anet paterxhanet per pak minuta. Pasi i kemi skuqur shtojm ne mbushje te paterxhaneve perzjerjen e krijuar me vaj ulliri, nenexhik, majdanoz, limon, hudhra dhe mustard, duke i servirur ne patje se bashku me berxollat e qingjit.

 

Lini nje koment