You are here: HomeKuzhineTradicionalePatellxhane te mbushura

Patellxhane te mbushura

Publikuar ne Tradicionale Tuesday, 25 June 2013 12:45

Perberesit:
-4 Patellxhane,
-400 gr domate,
-2 qepe te medha,
-disa thelpinj hudher,
-2 luge vaj,
-majdanoz, kripe e piper.

Ne uje te zier fusim patellxhanet te prera ne mes, por jo te ndara plotesisht, te marrin nje vale. Pasi i leme te ftohen e te kullojne, zbrazim pak mesin. Veme te kaverdisen qepet e grira dhe kur jane zverdhur, shtojme pjeset qe nxorrem nga patellxhanet me kubike. Me pas shtojme domatet e grira dhe i rregullojme me kripe e piper. Kur eshte pothuaj e thate perberja e tiganit, e shuajme zjarrin dhe shtojme majdanoz e hudhrat dhe mbushim patellxhanet. Perfundojme gatimin ne furre te ngrohte 180-200° per rreth 30 minuta.

Lini nje koment