You are here: HomeKuzhineTradicionalePace koke

Pace koke

Publikuar ne Tradicionale Saturday, 22 June 2013 11:56

Pasi pastrohet, koka vendoset në tenxhere, mbulohet me ujë të ftohtë dhe vihet ne zjarr. Kur të ketë marrë vale i hiqet shkuma dhe lihet të ziejë në zjarr të ngadaltë, duke i hedhur qepë karrota, selino, kripë, piper, dafinë majdanoz. Lihet derisa të jenë zier mirë d.m.th. kur mishi të ndahet lehtë nga kocka. Kullohet, qërohet mishi nga kockat dhe pritet në copa të vogla kubike. Në një tenxhere hidhet yndyrë, pak salcë dhe lëngu i marrë nga zierja e kokës. Kur lëngu të ketë marrë valë, shtohet mishi i zier, pak spec i kuq dhe lihen të ziejnë në zjarr te ngadalte edhe per disa minuta, shtohet kripë dhe piper i zi.Në fund paçes i hidhen hudhra të shtypura me uthull.

Lini nje koment