You are here: HomeKuzhineTradicionaleBamje me mish

Bamje me mish

Publikuar ne Tradicionale Monday, 17 June 2013 10:24

Perberesit:
-1/2 kg mish vici me copa,
-1 kg bamje,
-1 qepe,
-3 domate te medha me copa ose 1 kuti me domate,
-3 luge vaj,
-kripe, piper.


Ne tenxhere, me 1 luge vaj, kaverdisim me zjarr shume te embel mishin me qepen me copeza. E mbulojme tenxheren, qe te gatuhet mishi me avullin e vete. E perziejme here pas here qe te mos ngjitet. Shtojme domatet e prera dhe e rregullojme me kripe e piper. Nese mishi eshte i madh e do kohe per tu gatuar, shtojme pak nga pak uje derisa te gatuhet. Nderkohe menjane, kaverdisim me dy luge vaj bamjet, por pa i nxire. Kur mishi te jete gati, e shtojme se bashku me salcen e krijuar mbi bamje dhe i perziejme me kujdes, qe te mos hapim bamjet. I leme te marrin nje vale, derisa te bashkohen shijet dhe jane gati.

Lini nje koment