You are here: HomeKuzhineTe vecantaSalmon me salce domate

Salmon me salce domate Zgjedhur

Publikuar ne Te vecanta Tuesday, 06 May 2014 12:42

Përbërësit:

4 fileta salmoni nga 200 gr, 3 dcl vaj ulliri,1 qepë, 4-5 domate të mëdha, 2-3 thelpinj hudhre, kripë, 1 lugëz e rrafshuar sheqer, disa fletë borzilok, 50 gr gjalpë, 1/5 kg spinaq të freskët, disa kokrra ulliri, majdanoz, 3 dcl verë të bardhë, 2 lugë uthull, 1 lugë gjalpë, 1 lugë miell, 2 dcl qumësht.

 

Çdo copë e salmonit pritet horizontalisht në tri fileta. Kriposen, u hidhet vaj ulliri dhe qëndrojnë në vend të ftohtë.
Qepa e grirë në rende fërgohet 4 minuta në vajin në të cilin është marinuar salmoni. Shtohet hudhra, përzihet 2-3 herë sa ta lëshojë aromën, pastaj shtohen domatet e qëruara dhe të prera në katrorë të vegjël. Në zjarr të ngadaltë zihen domatet 40 minuta. Para përfundimit, hidhet 1 lugëz sheqer, kriposet sipas shijes dhe hidhet borzilok i prerë imët ose i tharë. Në vend të salcës së përgatitur, mund të përdoren 4 lugë pure domatesh e gatshme, por ajo e përgatitur është më e shijshme.

Gjethet e spinaqit përvëlohen, kullohen, fërgohen në gjalpë 2 minuta. Në një lugë gjalpë fërgohet mielli 1-2 minuta. Shtohet qumështi dhe, duke e përzier vazhdimisht, vlohet salca edhe 3-4 minuta gjersa të trashet.

Në tepsi të lyer me yndyrë radhiten 4 fileta salmoni, mbi vihen fleta spinaqi, pastaj beshameli e mbi të pureja e domateve. Prapë vihet nga një filetë salmoni, spinaq, beshamel dhe mbulohet me salmon. Hidhen verë dhe uthull dhe futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë C për t'u pjekur për afro 15 minuta. Salmoni i pjekur vendoset në 4 pjata e përreth, derdhet lëngu në të cilin janë pjekur. Zbukurohet me ullinj dhe fleta majdanozi.

Lini nje koment