You are here: HomeKuzhineTe vecantaPeshk salmon në zgarë me salcë mango dhe avokado

Peshk salmon në zgarë me salcë mango dhe avokado Zgjedhur

Publikuar ne Te vecanta Monday, 28 April 2014 09:20

Perberesit:
Per salmonin
4 fileto peshku salmon
50ml vaj misri
2 luge salce soje
1 luge te vogel salce pikante (Sriracha)
1/2 luge xhenxhefil pluhur
1 thelpi hudher te grire holle
...per salcen me mango dhe avokado
1 mango e prere ne kubik te vegjel
1 avokado e prere ne kubik te vegjel
1 domate e prere ne kubik te vegjel
1 qepe e njome e prere holle
1 qepe e vogel e kuqe e prere holle
2 luge vaj misri
lengun e 1 limoni
pak menderz
kripe
piper


Marinojme fillimisht salmonin per 2-4 ore duke hedhur te gjithe perberesit, pra filetot e peshkut, vajin e misrit, salcen e sojes, salcen pikante, xhenxhefilin dhe hudhren e grire holle ne nje tas te madh dhe e perziejme shpesh. Pasi te kete kaluar kjo kohe, heqim lengun e tepert nga filetot dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj misri per rreth 5 minuta, apo derisa peshku te shkeputet lehte nga zgara. Pregatisim salcen me fruta duke vendosur te gjithe perberesit ne nje ene dhe duke i lene ne nje vend te fresket per rreth 1 ore. I shoqerojme filetot e salmonit me salcen e frutave dhe ne vend te bukes mund te perdorim sipas deshires pilaf ose kus kus.

Lini nje koment