You are here: HomeKuzhineTe vecantaRizoto me presh

Rizoto me presh

Publikuar ne Te vecanta Tuesday, 18 March 2014 12:53

Përbërësit për 4 persona:

350gr oriz për rizoto (i tipit Carnaroli ose Arborio)
4 presh (vetëm pjesën e bardhë të tyre)
2 luge djathë kaçkavall të grirë (mundësisht dele)
2 luge gjalpë
1/2 gote vere të bardhë në temperaturë ambienti
lëng perimesh ose 1 koncentrat perimesh
piper te zi

 

Vendosim fillimisht në zjarr të ulët lëngun e perimeve ose 1/2 litër ujë me një koncentrat perimesh të cilën e mbajmë gjithmonë duke vluar.
Kavërdisim në një tigan të thellë me 1 luge gjalpë preshin e prere në rrathë të hollë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë derisa ky i fundit ta ketë thithur komplet yndyrën. E shuajmë përbërjen me verë të bardhë të cilën e lemë të avullojë në zjarr të lartë dhe shtojmë 1 garuzhdë lëng perimesh të nxehtë duke pasur kujdes të mos shtojmë garuzhdën e dytë nëse e para nuk është thithur plotësisht nga përbërja.

Kur orizi të jetë gatuar plotësisht (nevojiten rreth 18 minuta), fikim zjarrin, shtojmë një lugë tjetër gjalpë në mënyrë që rizoto të behet sa më kremoz, gjysmën e djathit kaçkavall të grirë, e përziejmë mirë dhe e lemë të pushoje për rreth 10 minuta me kapak mbyllur.

E servirim të spërkatur me pak djathë kaçkavall të grirë dhe piper te zi.

Lini nje koment