You are here: HomeKuzhineTe vecantaVeze skoze

Veze skoze

Publikuar ne Te vecanta Friday, 07 February 2014 11:29

Përbërësit:

500 gr mish i grirë
3 vezë
1 dl qumësht
bukë e grirë
tul nga dy feta buke
miell
4 vezë të ziera
2 kokë qepë
majdanoz, vaj, kripë dhe piper i zi

Qumështin e hedhim mbi tulin e bukës. Bukën e lëmë derisa ta mpijë mirë qumështin. Qepën e grirë e skuqim në vaj. Majdanozin e grirë e vëmë në enën e madhe e të thellë, në të cilën e kemi vënë mishin e grirë. Në enë i thyejmë një vezë, e shtojmë tulin e zbutur në qumësht dhe qepën e skuqur dhe të kulluar. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe tërë masën e ngjeshim me dorë. Pastaj, masën e ndajmë në dy pjesë dhe i shtypim me duar. Katër vezët e ziera i mbulojmë me brumin e mishit të grirë, duke krijuar-dy topa, të cilat i vëmë në tavë me vaj, të cilën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 220 gradë.


E nxjerrim tavën nga furra dhe vezët skoceze i kalojmë në miell, në dy vezë të rrahura dhe në bukë të grirë. Vezët skoceze të përgatitura në këtë mënyrë i skuqim në tenxhere me vaj. I presim përgjysmë dhe i vëmë në pjatën për servirje. I zbukurojmë me kopër.
Pjatën e zbukurojmë me majonezë dhe me keçap.

Lini nje koment