You are here: HomeKuzhineTe vecantaSardele me djathe dhe kungulleshka

Sardele me djathe dhe kungulleshka

Publikuar ne Te vecanta Sunday, 24 November 2013 15:06

Perberesite (për 4 persona):

* 800 g peshk sardele
* 4 lugë djathë parmizan i renduar
* thërrmija buke
* 3 kungulleshka
* 80 g ullinj të zinj pa fara
* 2 thelpinj hudhër
* majdanoz
* 1 spec i kuq, vaj ulliri, kripë

 

Peshqit pastrohen. Gjysma e tyre radhiten në tepsi të rrumbullakët, të yndyrosur. Kungulleshkat pastrohen dhe priten në kube, skuqen 10-15 minuta me 4 lugë vaj si dhe me ullinj të prerë, me hudhër, majdanoz, lisën dhe me spec. Kriposen dhe lihen që të ftohen pak. Kësaj mase i shtohen 4 lugë thërrmija buke dhe pjesa tjetër e djathit. Kjo masë u hidhet sipër peshqve në tepsi dhe mbi të radhiten peshqit e tjerë. Sipër tyre hidhet pjesa e mbetur e thërrmijave, pak vaj dhe tepsia futet në furrë të nxehur në 180 grade, piqet per 15 minuta.

Lini nje koment