You are here: HomeKuzhineTe vecantaPule me kerpudha

Pule me kerpudha

Publikuar ne Te vecanta Friday, 08 November 2013 10:56

Përbërësit:

4 copa mish të bardhë pule (ose kofshë) pa lëkurë e eshtra , 300 gr kërpudha të grira , 1/2 filxhan qumësht , 1 filxhan kafeje verë të bardhë , 1 filxhan galetë , 2 të bardhë të vezës , lëngun e një limoni, gjysmë luge kopër të thatë , kripë, piper.

 

Shtypeni mishin e bardhë me çekiç të bërxollave, por në vend të mishit të bardhë mund të përdorni edhe kofshët.  Zieni kërpudhat në verë të bardhë, lëng limoni dhe kopër, derisa të mos avullohet gati e tërë vera. Preni përmes çdo pjesë të mishit të bardhë, mbusheni me kërpudha e pastaj mbështilleni mirë. Lyeni cdo pjese te bardhe te mishit te bardhe me qumësht, lyeni me galetë dhe renditni në tepsi. Futni në furrë të nxehur të cilës ia ngadalësoni temperaturën në 190 gradë celsius dhe piqeni rreth 35 minuta, derisa mishi të mos bëhet i butë dhe i kuqërremtë.

Lini nje koment