You are here: HomeKuzhineTe vecantaKotoleta Milaneze

Kotoleta Milaneze

Publikuar ne Te vecanta Friday, 18 October 2013 14:13

Perberesit per 4 persona:
4 fileto mish vici me kocke
100gr miell
100gr galete (buke te therrmuar)
2 veze
gjalp (apo vaj ulliri) per skuqje
kripe


Per realizimin e kesaj kotolete rrahim filetot e vicit me rrahesin e mishit per t'i bere me te holla apo nese preferojme i leme te parrahura. Rrahim vezet ne nje ene dhe shtojme ne te galeten duke i perzjere mire derisa te formohet nje mase homogjene. Fillimisht kriposim filetot e vicit, i kalojme ne miell dhe me pas ne veze dhe galete. Ne nje tigan shkrijme gjalpin dhe vendosim filetot per tu skuqur nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte. I servirim kotoletat te ngrohta duke i shoqeruar me nje racion patate furre apo te skuqura.

Lini nje koment