You are here: HomeKuzhineSupaSupe me kerpudha

Supe me kerpudha

Publikuar ne Supa Monday, 10 February 2014 12:42

Përbërësit për 6 persona:

300 gr- 400 gr kërpudha
1 qepë
40 gr margarinë ose vaj
40 gr miell
1,2 l ujë
kripë, piper i zi
100 ml qumësht
majdanoz
1 kub i koncentruar perimesh


Kërpudhat lahen ose fshihen me një pece të pastër, prehen në copa të vogla. Qepa qërohet e grihet në kube të vegjël. Gjysma e yndyrës hidhet në tenxhere, qepa kaurdiset lehtë, shtohen kërpudhat dhe së bashku vazhdohen të kaurdisen për 2-3 minuta. Kërpudhave i shtohet uji e katrori i perimeve dhe zihen 10-12 minuta. Pastaj në një tigan hidhet yndyra e mbetur, shtohet edhe mielli, që përzihet herë pas herë që mos të ngjitet për ene. Mielli sa të zverdhet hidhet në tenxhere, përzihet mirë dhe supa zihet edhe për 5 minuta, duke u përzier herë pas herë, derisa mielli të kompaktësohet, që mos të mbesin toptha mielli. Ndërkohë, majdanozi lahet, kullohet dhe grihet imët. Në fund të zierjes, supës i shtohen qumështi (ose ajkë e ëmbël) dhe mëlmesa sipas dëshirës.
Supa shërbehet më majdanoz të freskët.

Lini nje koment