You are here: HomeKuzhineSupaSupe peshku me perime

Supe peshku me perime

Publikuar ne Supa Thursday, 04 July 2013 14:12

Perberesit për 4-5 persona duhen:
-Lëng peshku 1,5 litra,
-patate 2-3 kokrra,
-karota 3-4 copë,
-mashurka 8-10 copë,
-selino,
-vaj 3-4 lugë gjelle,
-domate 2 kokrra,
-kripë, piper, majdanoz, dafinë.

 

Patatet, karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karota, selino, mashurka, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate të fresketa të cilave u është pastruar lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta, derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë ven-
dosjes në pjatë hidhen copa -tul peshku të ziera e të pastruara nga halat.

Lini nje koment