You are here: HomeKuzhineSupaSupe me mish, veze dhe limon

Supe me mish, veze dhe limon

Publikuar ne Supa Tuesday, 11 June 2013 15:27

Përbërësit:

-mish tul (sa të dëshironi),
-2 karota ,
-majdanoz sipas dëshirës ,
-një filxhan me oriz supe ,
-kripë (sipas nevojës) ,
-piper i zi ,
-1 kokërr vezë ,
-1 gjysmë limoni.

 

E marrim mishin dhe e hedhim në tenxhere të ziej. Pasi të jetë zier mirë e nxjerrim nga tenxherja dhe me duar e thërrmojmë në copa shumë të vogla. Më pas marrim tiganin dhe i hedhim vajin. Qërojmë karotën, e presim hollë, e vëmë të skuqet në tigan dhe bashkë me karotën e vëmë mishin të skuqet. Pasi t'i kemi skuqur i hedhim në tenxheren që e ziejmë mishin. Hedhim orizin e majdanozin dhe i lëmë të ziejnë. Më pas marrim vezën, e hedhin në pjatë, shtrydhim gjysmën e limonit. Ndërkohë duhet të trazojmë supën deri sa të bëhet gati.

Lini nje koment