You are here: HomeKuzhineSupaSupe me selino

Supe me selino

Publikuar ne Supa Thursday, 30 May 2013 12:08

Perberesit:

-2 selino mesatare (perdoret pjesa e bardhe e rrenjes per kete supe dhe jo kercelli)
-200 gr kos
-1 luge miell
-lengu i nje limoni
-pak kripe dhe piper i zi
-uje rreth 1 lt ose leng mishi 1 lt
-pak koper e grire
-1 luge pana ne fund

 

Qerojini selinot dhe pritini ne copa te vogla. Pasi ti shpelani, vijini te zihen ne ujin/lengun e mishit ku te keni futur dhe lengun e limonit (kjo ndihmon te mos nxihet selino dhe i jep shije te kendshme). Lijeni te zihet, me tej merreni selinon (duke perdorur kullesen,mos e hidhni ujin qe zihet selinon) dhe copetojeni fare imet ne mikser. Ne nje tas perzini kosin me miellin mire, deri sa te krijohet nje mase e njetrajtshme. Shtojeni kete dhe selinon e grire ne tenxhere ku ndodhet uji /lengu i mishit dhe filloni ti perzini mire pa lene qe mielli te krijoje toptha te vegjel. Nga fundi shtoni kopren, kripen e piperin e zi dhe panen nese deshironi. Mund ta servirni te ngrohte ose te ftohte.

Lini nje koment