You are here: HomeKuzhineSupaSupe e ftohte me kastraveca

Supe e ftohte me kastraveca

Publikuar ne Supa Tuesday, 14 May 2013 16:05

Për 6 persona nevojiten: 6 kastravecë , 1 kokërr domate , 1 degë selino , 2 lugë gjelle vaj ulliri , 2 filxhanë me kos , 1 qepë e njomë e lëngu dhe lëkura e grirë e një kokrre limoni, 2 lugë gjelle majdanoz, 2 lugë supe kopër , 2 lugë supe borzilok i freskët , 1 lugë e vogël kripë , 1 lugë e vogël sheqer e gjysmë luge e vogël me piper.

 

1. Qërojini kastravecët. Hiquani farëzat dhe grijini në mikser bashkë me selinon.

2. Hidhuni kripë dhe piper. Shtojuni kosin, lëngun dhe lëkurën e grirë të limonit, sheqerin dhe piperin.

3. Lëreni masën në trajtë supe në frigorifer rreth 2-3 orë.

4. Ndërkohë pritni hollë domaten, qepën dhe erëzat.

5. Shtoni vajin e ullirit dhe rregullojeni përzierjen me kripë.

6. Gatimi shërbehet duke hedhur në çdo pjatë 1-2 lugë nga masa e domateve me erëza.

Lini nje koment