You are here: HomeKuzhineSupaSupe kosi me mish pule

Supe kosi me mish pule

Publikuar ne Supa Monday, 29 April 2013 12:14

Perberesit per 4 – 6 persona: 500 gr mish ne kubik te vegjel(pule ose vici si te deshironi), dy gota uji kos, 1 kokerr veze, 2 luge gjalp i shkrire, 2 luge niseshte, piper (per t'ja hedhur siper kur e servir), krip, lengun e nje limoni.

 

E kaurdisim mishin dhe me pas i hedhim uje per ta zjere dhe krip deri sa te ngelet nje gote leng. Rrahim vezen mire duke i hedhur pak uje qe veza te behet e ujeshme plotesishte dhe lengun e limonit, pastaj hedhim kosin(kosin do ta trazojme ne nje ene tjeter qe te behet si krem per arsye qe mos te behet copa copa te vogla tek veza) e trazojme mire deri sa te behet nje mase homogjene. E hedhim masen e pergatitur ne tenxheren ku kemi zjere mishin (ku lengu duhet te jete i vaket qe te mos pritet veza). E trazojme mire dhe e vendosim ne zjarre sa te marri vale. Ne nje gote uje, tresim niseshten dhe ne kohen qe do te marri vale hedhim niseshten e trazojme qe mos te behet kokrra kokrra por te behet kremoze. E leme sa te beje bulzat e para vetem 1 minute. E heqim nga zjarri dhe e servirim ne tase te vegjel qe perdoren per supe. Serviret e ngrohet. Siper do ti hedhim gjalpin dhe piperin.

Lini nje koment