You are here: HomeKuzhineSallataSallate brokoli me kallamare

Sallate brokoli me kallamare

Publikuar ne Sallata, Salca Monday, 01 July 2013 12:51

Perberesit:
-2 tufa brokoli te ndara me lule,
-4 kallamare te ndara me rrathe,
-1 spec djeges,
-2 thelpinj hudhrash,
-vaj ulliri,
-kripe,
-leng limoni.

Veme te zieje uje me pak kripe ne nje tenxhere. Kur merr vale, shtojme brokolin dhe kallamaret dhe i leme derisa te marrin nje vale. I heqim nga tenxherja dhe i hedhim ne nje tigan te bollshem, ku kemi kaverdisur lehte hudhren me vajin. I gatuajme se bashku, derisa te jete brokoli gati (nese eshte e nevojshme, shtojme pak uje nga zierja). Shtojme specin djeges e ne fund i rregullojme me kripe. Nese i shijojme te ngrohta, nuk eshte e nevojshme ti perziejme me lengun e limonit. Nese i shijojme te ftohta, i perziejme me lengun e limonit.

Lini nje koment