You are here: HomeKuzhineSallataSallate Olibia

Sallate Olibia

Publikuar ne Sallata, Salca Tuesday, 28 May 2013 12:01

Perberesit per 8 racione :

-1 gjoks pule pa lekure e zjere

-3 veze te ziera dhe te qeruara

-3 karota te pastruara dhe te zjera

-3 patate te qeruara dhe te zjera

-6 cope sallator turshi ne vazo

-2 sallator te vegjel te fresket

-300 gram kerpudha te bardha te vogla

-250 gram bizele koker te zjera

-500 gram majoneze

-1/ 2 tufe me majdanos i grire holle

-1/ 2 tufe me koper e grire holle

-kripe + piper

-disa fije speci te kuq gogozhare per zbukurim persiper ne kohen qe e sherbejme.

 

Kemi pergatitur fileton duke e zjere me pak kripe dhe dy luge vaj ulliri. Te gjitha elementet e me siperm i pastrojme dhe i ziejme vec e vec. Marrim nje tas qelqi te madh dhe presim me radhe ne kubike te vegjel,patatet,karotat,vezet,kerpudhat,sallatoret e fresket dhe ata turshi. Mbi to shtojme bizelet dhe mishin e pules te prere ne kubike te vegjel ne madhesine e perimeve te tjera.Shtojme majdanosin ,koper ,kripe dhe piper te zi te sapo bluar. I trazojme mire te gjitha keto ne tas pervec majonezes dhe mbulojme tasin me nje membrane plastike dhe e vendosim ne ruajtje ne frigorifer. Ne momentin qe do sherbejme e perziejme me majonezen dhe zbukurojme lart me specat gogozhare.

Lini nje koment