You are here: HomeKuzhinePijeFrape me banane

Frape me banane

Publikuar ne Pije Sunday, 03 March 2013 16:00

Perberesit per 4 persona: 500ml qumesht, 2 banane, 4-5 luge sheqer (sipas deshires dhe sipas pjekurise se bananeve), 10-15 kuba akull, pak vanilje, lajthi apo bajame te grira holle per sperkatje.

 

Ne mikser vendosim kubat e akullit dhe i grijme mire, shtojme pak qumesht me sheqerin derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe ne kete moment shtojme edhe pjesen e mbetur te qumeshtit bashke me bananet e prera ne copa. Vazhdojme grirjen edhe per 3-4 sekonda, nese deshirojme qe ne frape te mbesin dhe copeza banane, apo me gjate nese e deshirojme totalisht kremoze. E sperkasim me pak lajthi apo bajame te grira holle dhe e sherbejme menjehere, pasi banania ka vetine te oksidohet me kalimin e kohes.  Sipas deshires, perberjes mund ti shtojme leng limoni, portokalli apo ananasi. 

Lini nje koment