You are here: HomeKuzhineMish, PeshkMish me karrota

Mish me karrota Zgjedhur

Publikuar ne Mish, Peshk Wednesday, 02 April 2014 09:53

Përbërësit për 4 persona:

Mish viçi 500 g
pak sheqer
karota 150 g
majdanoz 1 tufë
gjalpë 2-3 lugë gjelle
dhe qepë.

 

Mishin e presim në 4 racione, e skuqim dhe e vëmë në tenxhere. Në yndyrën që kemi skuqur mishin, shtojmë qepë të grira hollë, e përziejmë sa qepa të zverdhet, shtojmë salcë dhe e kaurdisim së bashku me qepën, shtojmë kripë, ujë të nxehtë, e lëmë të ziejë në zjarr të ngadaltë së bashku me mishin.

 

Karrotat i pastrojmë, dhe i presim në formë siç dëshirojmë, i lajmë dhe i hedhim pak sheqer, majdanoz të grirë hollë, i bashkojmë me mishin dhe i lëmë pak së bashku sa të ziejë plotësisht.

I heqim nga zjarri dhe i kemi gati.

Lini nje koment