You are here: HomeKuzhineMish, PeshkFileto merluci te pjekur me rizoto integrale dhe vanilje

Fileto merluci te pjekur me rizoto integrale dhe vanilje

Publikuar ne Mish, Peshk Friday, 21 March 2014 09:48

Përbërësit:

• 2 peshq merluc nga 200 gr secili
• 80 gr oriz i zi integral
• 1 vanilje e freskët
• vaj ulliri
• 1 qepë e vogël
• kripë, piper
• 500 gr lëng perimesh
• pak kanellë
• 50gr verë
• 1 kub gjalpi
• pak djathë maskarpone

 

Pastrojmë peshkun duke hequr vetëm kockën kryesore. Në një tepsi të vogël vendosim peshkun, të cilin e kemi skuqur për 1 minutë nga krahu i lëkurës në një tigan. Pjekim pastaj peshkun në furrë për 7-8 minuta. Përgatitja e rizotos: Në një tenxhere të vogël skuqim qepën, hedhim orizin integral dhe e shuajmë me verën. Vazhdojmë zierjen përreth 40-45 minuta në temperaturë të ulët duke trazuar gradualisht dhe duke shtuar avash-avash lëngun e perimeve aq sa të nevojitet. Në fund shtojmë gjalpin, djathin mascarpone dhe kanellën.
Vaji i vaniljes: Vendosim vaniljen të hapur në mes në vaj ulliri. Ndërtojmë pjatën duke vendosur në fillim peshkun, pastaj shtojmë rizoton dhe e spërkasim me vajin e vaniljes.

Lini nje koment