You are here: HomeKuzhineMish, PeshkTule qengji me patate dhe salce te bardhe

Tule qengji me patate dhe salce te bardhe

Publikuar ne Mish, Peshk Tuesday, 26 November 2013 12:37

Përbërësit:

6 patate
2 tule qengji
Karrota
Verë e bardhë
pak vaj ulliri
erëza të tjera
majdanoz
pana
limon
hudhra

 

Qërohen patatet dhe priten në formë kubike. Përzihen me pak vaj ulliri dhe me erëza dhe vihen në furrë. Herë pas here mund ti përzieni dhe ti hidhni pak verë të bardhe. Merret mishi dhe përzihet me erëzat dhe me vaj ulliri. Në një tigan të thellë në një zjarr mesatar vendoset mishi dhe lihet në pjekje gjeri sa të skuqet. Më pas i hidhet 1 gotë vere dhe disa karrota bashkë me disa kokrra piperi dhe lihet në zjarr për 20 minuta. Në një tigan tjetër fillon përgatitja e salcës. Hidhet pana bashkë me hudhrat e prera hollë në tigan me zjarr të vakët. I hidhet një shot verë dhe pak pesto. GJithashtu i hidhet dhe lëngu i limonit. Lihet në zjarr duke u përzier vazhdimisht përreth 7 a 8 minuta.

Lini nje koment