You are here: HomeKuzhineMish, PeshkFileto e mbushur me kerpudha

Fileto e mbushur me kerpudha

Publikuar ne Mish, Peshk Monday, 04 November 2013 14:59

Perberesit:

• 2 file të mëdha viçi
• 200 g kërpudha
• 100 g oriz
• 1 kg karota
• 1 presh
• 1 l supë viçi
• 1 decilitër vaj
• 100 g miell
• mëlmesa të përziera, kripë, piper i zi


1. Fileve u hiqet dhjami eventual e, pastaj, me thikë speciale mesi thellohet pakëz. Orizi zihet në ujë me kripë, ndërsa kërpudhat dhe preshi priten imët. Karotat qërohen dhe dy copë priten në katrorka, ndërsa të tjerat priten në shkopinj.

2. Në pak vaj kaurdiset preshi, shtohen karotat e prera në katrorka dhe kaurdisen bashkë duke shtuar ujë kohë pas kohe, sipas nevojës. Pastaj shtohen kërpudhat, orizi i zier dhe mëlmesa sipas shijes. Të gjitha kaurdisen pakëz, sa të shteret lëngu i tepërt.

3. Me masën e përgatitur mbushet brendia e fileve. Filetë rrotullohen në miell dhe skuqen në vaj të nxehtë. Pastaj shtohen supa dhe karotat e mbetura, tenxherja mbulohet me kapak dhe kaurdisen në temperaturë mesatare.

4. Mishi i kaurdisur nxirret nga ena tenxherja, karotave u hedhet pak miell, përzihen dhe zihen derisa të fitohet dendësia e dëshiruar.

5. Filetë lihen të ftohen, priten në copë dhe shërbehen me karotat e ziera.

Lini nje koment