You are here: HomeKuzhineMish, PeshkMish qengji i pjekur ne furre

Mish qengji i pjekur ne furre

Publikuar ne Mish, Peshk Tuesday, 15 October 2013 12:55

Perberesit
Mish qengji ( sasia sa te deshironi ju)
Hudhra
Piper i zi
Krip
Vaj ulliri

Vendosim mbi nje tave (gjithmone varet nga ju madhesia dhe sasia) mishin e qengjit dhe fillojme ta marinojme. E shpojme me nje maje thike ne shume vende ku do te fusim thelpinjte e hudhrave, kokrrat e piperit te zi ndersa per ta kriposur ne brendesi te mishit kur ai te piqet dhe ju here pas here do ta shponi dhe do ta kriposni. Ne cdo 5-6 cm do ta shpojme dhe do vendosim hudhren, ne nje vend tjeter piperin e zi dhe e keshtu me rradhe deri sa te mbushim mishin. E lyejme me vajin e ullirit dhe krip siper dhe e fusim taven ne furre ku do ta pjekim avash avash.


E fusim per te pjekur ne furre ne temperaturen 170 grade. Do te vazhdojme ta pjekim ne kete temperature deri sa mishi te marri nje skuqje te lehte. Here pas here mishit do ti hedhim nga nje filxhane uji persiper (te pakten 4-5 here shifeni vete qe mishi te mos thahet). Mbas 25 minutave me ane te nje piruni e shpojme ne disa vende. Me dhembet e pirunit te lyer me krip e shpojme ne shume vende. Ne momentin qe e shpojme do shifni qe do te nxjerri yndyren bashke me lengun e pjekjes. Mbasi mishi ka marre nje ngjyre pjekje jo shume te forte ju do ta ngrini temperaturen ne 200 grade per 30 minuta. Mbase 30 minuta mishi eshte gati per tu servirur.

Lini nje koment

time130x130

Na ndiqni