You are here: HomeKuzhineMish, PeshkMish lepuri me majonez

Mish lepuri me majonez

Publikuar ne Mish, Peshk Friday, 19 July 2013 12:19

Përbërësit për 4 persona:

4 copë lepuri

majonez

2 lugë vaj

verë e bardhë

kripë

piper.

 

Ngrohim furrën në 180 gradë. Lyejmë me majonez pjesët e lepurit nga të gjitha anët. Në një tigan hedhim vajin dhe skuqim në të pjesët e lepurit dhe shtojmë kripë e piper. Më pas e vendosim në një tavë dhe pasi e mbulojmë me letër alumini, e vëmë të piqet. E lëmë për 30-40 minuta, duke i hedhur herë pas here verë të bardhë. E nxjerrim nga furra dhe e servojmë të nxehtë.

Lini nje koment