You are here: HomeKuzhineMish, PeshkRosto ne tenxhere

Rosto ne tenxhere

Publikuar ne Mish, Peshk Tuesday, 09 July 2013 12:00

Perberesit:
-1 cope mishi e paprere per rosto,
-2 luge vaj,
-1 gote vere e bardhe,
-2 luge miell,
-1 gote qumesht ( sipas deshires)
-kripe e piper.


Ne nje tenxhere hedhim vajin dhe mbi te mishin dhe e kaverdisim me zjarr te forte nga te gjithe anet, derisa te marre ngjyre te kuqerreme. Perdorim zjarr te forte, qe mishi te krijoje cipe menjehere por duke ruajtur lengjet e veta brenda. Pasi e kemi rrotulluar dhe ka marre ngjyre kudo, e shuajme me veren e bardhe dhe kur vera avullon, hedhim uje ne tenxhere duke mbuluar mishin. Shtojme kripe e piper por jo shume pasi ne fund duhet te mbetet pak leng .E leme derisa mishi te jete zier plotesisht natyrisht duke perdorur zjarr te embel dhe te risultoje shume pak leng ne fund te tenxheres. Heqim roston dhe ne shtojme miellin. E trazojme dhe shtojme 1 gote uje ose qumshtin. E leme sa te marre nje vale duke e perzier dhe eshte gati. Presim nderkohe mishin me feta te holla dhe siper i hedhim kremin e pergatitur. Shoqerohet me oriz, patate, sallate por edhe vetem.

Lini nje koment