You are here: HomeKuzhineMish, PeshkPatate me mish qingji dhe brokoli

Patate me mish qingji dhe brokoli

Publikuar ne Mish, Peshk Monday, 24 June 2013 18:25

Perberesit per 4 persona:

 

300 gr patate

250 gr brokoli

2 luge vaj gjelle

4 thela mish qingji

50 gr gjalp

hudher, rosmarine, 

2 kokrra qepe

pak nenexhik

 

Pergatitja e salces: 75 ml vaj ulliri, 15 ml uthull dhe 2 luge mustarde.

 

Presim patatet dhe i vendosim ne nje tenxhere me uje e pak kripe per te zjere duke i lene ne zjarr per 10 minuta. Me pas marrim brokolin dhe e vendosim shume pak per zjerje derisa te zbutet. Ne nje tigan hedhim gjalp dhe skuqim thelpinjte e hudhres se bashku me pak rozmarin dhe shtojme thelat e mishit te qengjit. Me pas grijme qepet dhe i skuqim me vaj gjelle  ne nje tigan duke hedhur me pas patatet edhe brokolin duke i lene per skuqje deri ne 5 minuta. Shtojm pak nenexhik tek perzjerja se bashku me mishin. Nderkohe pergatisim salcen duke perzjere uthullen me vaj ulliri dhe mustarde. Salca mund te perdoret sipas preferences ne ate qe pergatitet.

Lini nje koment