You are here: HomeKuzhineMish, PeshkMish comlek

Mish comlek

Publikuar ne Mish, Peshk Wednesday, 29 May 2013 13:37

Për 4-5 persona duhen:

-mish 500 gr,
-qepë l kg,
-hudhra 1 kokërr,
-vaj 4-5 lugë gjelle,
-salcë 1 lugë kafeje,
-pak piper i kuq,
-uthull 3-4 lugë gjelle,
-kanellë,
-kripë,
-piper i zi,
-2 fletë dafine.

 

Çomleku zakonisht përgatitet me mish viçi dhe me qepë të vogla sa një kokërr: arre. Në mungesë të tyre, mund të përdoren qepë të thata të prera në katërsh. Thelat e mishit skuqen në vaj të nxehtë sa të krijohet kore e kuqe pastaj vihen në tenxhere. Në yndyrën që ka mbetur nga mishi, skuqen qepët dhe vendosen përbri mishit, vihen në zjarr, shtohen thelpinj hudhra, piper i zi, piper i kuq, pak kanellë dhe shuhen me uthull. Pastaj hidhet pak salcë domatesh, ujë dhe përzihen me lugë druri. Në fund vihet kapaku, anët e të cilit zihen me brumë ose përdoret tenxherja me presion. Çomleku del më i shijshëm kur përgatitet në enë balte.

Lini nje koment