You are here: HomeKuzhineTradicionalePatellxhane te mbushur me mish

Patellxhane te mbushur me mish

Publikuar ne Tradicionale Thursday, 31 January 2013 14:09

Perberesit: 1 kg patellxhane, 20 g mish, 2 kokrra qepe, 3 filxhan kafe vaj, 4-5 kokrra domate, kripe, piper, majdanoz, flete dafine.

 

Patellxhaneve u hiqet bishti duke e lene ate 2cm te gjate, u qerohet lekura ne tre rripa siper dhe te dyja anet, ndersa poshte lihet me lekure. Ne pjesen e siperme, ku eshte hequr lekura, i behet nje prerje per se gjati deri ne mes te tulit, pastaj vendosen ne uje me kripe per gjysem ore, kullohen dhe skuqen lehte ose vihen ne furre sa te zbuten, duke i sperkatur me vaj e uje. Vihen ne tepsi dhe mbushen. Mbushja pergatitet duke kaurdisur me yndyre qepen, mishin e grire, pastaj domatet e qeruara e te grira holle. U hidhet kripe, piper, majdanoz i grire holle, flete dafine, pak uje dhe lihen te ziejne per 10-15 minuta. Neper vendet bosh te taves hidhen domate te grira dhe futet ne furre per 30-40 min eshte gati. Sipas deshires siper mund ti hedhim djath kackavall te grire.

Lini nje koment

Video