You are here: HomeKuzhineBrumeraLazanja me mish te grire

Lazanja me mish te grire

Publikuar ne Brumera Friday, 07 December 2012 16:16

Perberesit per kima per 6 persona: 1 pako makarona Lasagna Barilla,  1 kg mish te grire, 700 gr salce domate divella me shishe, djathe me feta, djath parmexhano 200 gr,  1 kokerr qepe te madhe (te grire holle),  2  karrota (te grira holle), kripe, piper, arre muskat.

Perberesit per salcen beshamel: 1 l qumesht, 100 gr gjalpe, 3 luge gjelle me miell.

 

Marrim nje tenxhere ku ne te hedhim vajin dhe qepen e skuqim deri sa te zverdhet. Ne te hedhim karrotat, mishin e grire dhe i leme sa te skuqen, pastaj do te hedhim salcen bashke me erezat dhe e leme te marri dhe dy tre vale. Ne kete moment raguja eshte gati. Pergatisim salcen beshamel; Hedhim qumeshtin dhe gjalpin ne tenxhere dhe e leme sa te ngrohet mire. Marrim pak uje ne nje gote ku hedhim miellin dhe e tresim. Ne momentin qe qumeshti eshte ngrohur mire ne do te hedhim miellin e tretur duke e trazuar shpesh, qe te na behet nje mase kremoze. Nga momenti qe ajo fillon te zieje ne do ta leme 5 minuta dhe e heqim.

 

Shtrojme lazanjen: Marrim taven ku do ta shtrojme. Ne shtresen e pare hedhim ragu. Ne shtresen e dyte do te vendosim petat e lazanjes. Ne shtresen e trete do te vendosim beshamelin. Ne shtresen e katert do te vendosim prape ragu. Ne shtresen e peste do te hidhni djathin parmixhano, ju mund te hidhni me shume djathe kjo varet nga ju. Ne shtresen e gjashte vendosni fetat e djathit te shkrire. Ne shtresen e shtate do te hidhni prape ragu dhe mbi ragu petet keshtu e me rradhe deri sa t'ju mbarojne perberesit. E veme ne furre per 30 minuta ne 220°C. Pasi e nxjerrim nga furra e leme te ftohet dhe e ndajme.

Lini nje koment

time130x130

Na ndiqni