You are here: HomeKuzhineMish, PeshkKallamare te mbushur

Kallamare te mbushur

Publikuar ne Mish, Peshk Thursday, 06 December 2012 12:40

Perberesit: kallamare 500 gr,  2 veze, 1 filxhane kafe me oriz, 3 luge djath i grire parmexhan, 1 tufe te vogel qep te njoma, majdanoz, galete, piper te zi, kripe.

Per salcen: 1 qepe e vogel e thate,  1 karrote, pak dege selinoje, 4 domate te medha.

 

Ne fillim lajme kallamaret duke eliminuar lekuren dhe fijen e brendshme, por pa i care dhe i veme te kullojne. Nderkohe ne nje ene skuqim ne zjarr te avashem qepen e prere holle, karroten dhe degen e selinose te prera shume imet. Kur te marre ngjyre te arte shtojme domatet e prera kubik, kripen dhe piperin e zi dhe e leme te zieje. Menjane rrahim vezet, presim qepet e njoma majdanozin (perdorim gjysmen sepse tjetren e hedhim tek salca) holle dhe shtojme kripen, piperin e zi,  djathin, orizin dhe galeten. Krijojme nje brum me te bute si per qoftet. Mbushim me te kallamaret, por jo shume pasi gjate zierjes fryhen dhe plasin. Mbyllim gryken me kunja dhembesh dhe i veme ne salce per te zier ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta. Nese tepron brume nga mbushja e bejme si topa te vegjel dhe e shtojme ne salce. Ne fund shtohet majdanozi i ngelur.

Lini nje koment