You are here: HomeKuzhineBrumeraByrek me hithra

Byrek me hithra

Publikuar ne Brumera Wednesday, 13 February 2013 14:00

Perberesit: 2 gota uje me miell, 1 kokerr veze, 1 filxhan kafe me vaj, pak kripe, 1 luge kafe maja, nje tufe me hithra, 1 luge gjelle oriz, 1-2 luge gjelle djath i therrmuar (kackavall ose i bardhe).

 

Pergatisim brumin pak me te bute, se ai qe perdoret zakonisht per byrekun normal. Hedhim ne nje ene miellin, kripen, uje, veze, vaj e maja dhe pasi e pergatisim brumin e leme te vije. Marrim hithrat pasi i kemi pastruar dhe lare i grijme dhe i ziejme me pak uje, sa te zbuten. Sipas deshires i hedhim nje luge oriz te ziej. I kullojme hithrat dhe orizin, ju hedhim pak gjalpe, djathe te therrmuar dhe pak kripe, ereza sipas deshires. Brumin e ardhur e punojme me duar, e ndajme ne dy pjese dhe hapim dy pete te medha sipas madhesise se taves qe do te pergatisim. Vendosim njeren pete ne taven e lyer me vaj, siper saj hedhim mbushjen dhe me pas shtrojme peten tjeter. E vendosim te piqet ne furre ne nje temperature prej 220-230 grade. Serviret i ngrohte.

Lini nje koment

Video