You are here: HomeKuzhineSupaSupe peshku

Supe peshku

Publikuar ne Supa Saturday, 02 February 2013 13:59

Perberesit: 2l uje, 500gr peshk te cilesise se dyte te pastruar, 300gr mbetje te peshkut si koka, hala etj, 2 qepe, 1 presh (sipas deshires), 1 dege selino, 1 gote vere te bardhe, 1 gjethe dafine, pak trumez,kripe.

 

Vendosim ne nje tenxhere me uje te ftohte peshkun e cilesise se dyte te plote, mbetjet e peshkut te grira, qepet e lara, te pastruara dhe te ndara ne kater pjese, preshin e ndare ne 2-3 pjese, degen e selinos te prere holle, trumezen, gjethen e dafines, veren e bardhe dhe se fundi e rregullojme me pak kripe. E ziejme lengun e peshkut ne zjarr te avashem per jo me shume se gjysme ore, duke hequr here pas here me ndihmen e nje luge shkumen qe formon ne siperfaqe. Ne momentin qe lengu eshte gati, e kullojme me ane te nje pecete te paster apo nape dhe e servirim ashtu te ngrohte. Permban vlera shume ushqyese dhe keshillohet te perdoret 3 here ne jave. Kete leng mund ta perdorim dhe per gatime te tjera per ti dhene shijen e peshkut.

Lini nje koment

time130x130

Na ndiqni