You are here: HomeKuzhineEmbelsiraTorte me portokall dhe cokollate

Torte me portokall dhe cokollate Zgjedhur

Publikuar ne Embelsira Monday, 07 April 2014 12:23

Për brumin:

6 veze
100 gr sheqer
200 gr margarinë
3 lugë supe me kakao
3 lugë miell
1 pluhur për pjekurina

Përbërësit për krem:
500 ml ajkë e ëmbël(hoplla)
300 gr çokollatë
lëvorja e një portokalli


Fillimisht rrahim margarinën me sheqer,pastaj i shtojmë të verdhat e vezëve dhe i përziejmë mirë. Pastaj i shtojmë miellin e përzier me kakao dhe pluhur për pjekurina. Në fund i shtojmë të bardhat e vezëve të rrahura me parë në shkumë të fortë. E pjekim në temperaturë 180*C për 15 minuta.
Përgatitja e kremit:
E vëmë ajkën e ëmbël në enë deri sa t'ia filloj të vlojë dhe në të e shtojmë çokollatën e copëtuar dhe e përziejmë deri sa të shkrihet. Ia shtojmë edhe lëvoren e portokallit dhe ashtu te nxehte e hedhim mbi torte. E lejmë në vend të ftohtë që të forcohet kremi.

Lini nje koment