You are here: HomeKuzhineEmbelsiraGliko manderine

Gliko manderine

Publikuar ne Embelsira Wednesday, 05 February 2014 13:34

Perberesite:
1 kg mandarina te vogla(te zakoneshme)
1 kg sheqer
3 goda uji
½ limoni (lengun vetem)
Karafil sipas deshires


I shplajme mandarinat dhe i veme per tu zjere ku i leme deri sa te nxjerrin vrerin lekura dhe uji te marri ngjyre te verdhe ku i leme rreth 30 minuta nga momenti i zjerrjes. Ja derdhim ujin i shplajme me uje te ftohte dhe i veme perseri te ziejne njesoj si ne zjerjen e pare.
Mbasi i kemi zjerre dy here dhe i kemi shplare me uje te ftohte do ti hedhim ne tenxhere dhe aty do te hedhim sheqerin edhe ujin( masat e duhura). I veme per te zjerre ne zjarre te avashem dhe duke i hequr shkumen qe ajo do te nxjerri. Ne momentin qe shkuma do te shtohet do te hedhim lengun e limonit dhe do ta trazojme menjehere dhe ju do te shikoni qe ajo do te shkumoje shume. Ne ate moment e heqim nga zjarri dhe e leme te ftohet ku me pas e hedhim ne vazo qelqi dhe e fusim ne frigorifere. Mbas kesaj eshte gati per tu servirur.

Lini nje koment