You are here: HomeKuzhineEmbelsiraPasta mafishe

Pasta mafishe

Publikuar ne Embelsira Monday, 02 December 2013 11:02

Perberesit

•4 te bardha vezesh
•320gr sheqer pluhur
•pak kripe
•disa pika leng limoni

 

Fillimisht ndezim furren ne 80-100 grade celcius.Ndajme te verdhat nga te bardhat e vezeve dhe i vendosim keto te fundit ne nje tas te thelle me pak kripe dhe me gjysmen e sheqerit pluhur. I rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik derisa te mos bien nga ena, dhe me pas me nje luge druri shtojme pak nga pak pjesen tjeter te sheqerit pluhur duke e perziere nga poshte lart. Sipas deshires mund te shtojme edhe disa pika leng limoni i cili do ta bej perberjen akoma me te bardhe dhe do te mbuloje eren e forte te vezes.
E hedhim kremin ne nje xhep pasticerie dhe formojme mafishe te diamterit rreth 4-5cm te cilat i vendosim ne nje tave te shtruar me leter furre.

 

I vendosim ne furre dhe i leme te thahen per te pakten dy ore (nqs perdorim nje temperature me te ulet mund te nevojiten edhe 4-6 ore). Duhet te kemi kujdes qe mafishet te mos marrin ngjyre, por vetem te thahen, prandaj i shohim here pas here dhe nqs verejme qe po fillojne te marrin ngjyre, ulim temperature. Gjithashtu nese brenda furres ka lageshtire, e leme deren e furres fare pak te hapur, sepse lageshtia eshte armiku kryesor i mafisheve.

 

*Shenim: Nqs perberjes baze te mafisheve deshironi ti shtoni ndonje perberes tjeter si kakao, bajame te grira e te pjekura, kanelle etj, duhet ta beni ne fund te pregatitjes duke i perzier perberesit me lugen e drurit nga poshte lart. Nqs doni ti ruani mafishet, mjafton qe ti vendosni pasi te jene pjekur ne nje tas alumini.

Lini nje koment