You are here: HomeKuzhineEmbelsiraMuffins me luleshtrydhe

Muffins me luleshtrydhe

Publikuar ne Embelsira Thursday, 31 October 2013 11:38

Përbërësit:

1 1/2 gota luleshtrydhe të freskëta të copëtuara
1/2 gotë sheqer i bardhë
1/4 gotë sheqer i bardhë
1/4 gotë gjalpë, i zbutur
2 vezë
1 lugë çaji ekstrakt vanilleje
1 3/4 gota miell
1/2 lugë çaji sodë buke
1/4 gotë lugë çaji kripë
1/4 lugë çaji arra të shtypura

 

1. Në një tas të vogël përzieni luleshtrydhet dhe 1/2 gotë me sheqer. Vendosini të rrijnë për rreth 1 orë. Kulloni, por mbajeni lëngun, ndajeni nga luleshtrydhet.
2. Nxeheni furrën në 220°C. Lyeni me gjalpë një enë për 12 muffins ose vendosni letra të vogla gatimi.

3. Në një tas të mesëm, përzieni me mikser gjalpin dhe 1/4 gotë me sheqer deri sa të zbardhet dhe të fryhet. Përzieni vezët me mikser një nga një, pastaj shtoni vanillën. Përzieni miellin, sodën e bukës, kripën dhe arrat; shtoni përzierjen me gjalpë dhe sheqer si dhe lëngun e luleshtrydheve. Dalëngadalë shtoni edhe luleshtrydhet. Me lugë, mbushni kupat e enës ose letrave nga brumi që u krijua.
4. Piqni rreth 18-20 minuta në furrën e cila paraprakisht është nxehur, ose deri sa pjesa e sipërme të shtypet dhe kthehet prapë kur të preket. Lërini të ftohen.

Këshillë: Shtoni çokollatë ose banane sipas dëshirës

Lini nje koment