You are here: HomeKuzhineEmbelsiraKek me cokollate dhe krem bananeje

Kek me cokollate dhe krem bananeje

Publikuar ne Embelsira Wednesday, 07 August 2013 11:57

Perberesit

1/2 filxhan gjalp
1-1/4 gote me sheqer
2 veze
1-1/2 gota pure banane pjekur 
 1/4 filxhan me krem philadelphia
2 luge gjelle me vanilje
1-1/2 gota miell 
1 luge çaji sode 
1/4 lug çaji kripe
 
MBUSHJA /per  kremin:
1-1/2 gota qumesht te ftohte
1 pako puding banaje
cokollate te shkrire
2 banane 
3 luge leng limoni
 

Ne nje tas hedhim sheqer dhe gjalpin e shkrire dhe i trazojme derisa te formohet nje perzjerje homogjene dhe sheqeri te kete shkrire.Me pas hedhim te verdhen e vezeve,bananet e prera ne feta,kremin philadelphia dhe vaniljen.Trazojini perberesit per 5 minuta dhe tek tasi shtojme miell sode dhe kripe dhe i perzjejme mire.Marrim nje tas te vogel dhe perzjejme te bardhen e vezes me gjalpin duke e rrahur mire.Me pas marrim 2 tava te rrumbullaketa i lyejme me vaj dhe ne te dyja hedhim perzjerjet duke i lene ne furre 20-25 minuta.Pasi te jene pjekur i leme jashte derisa te ftohen.Pergatisim kremin e bananes duke perzjer qumeshtin me pudingun e bananes.Dhe e vendosim per 5 minuta ne frigorifer.Copat e prera me banane i leme ne tas duke i lyer me leng limoni.Shtresen e pare te kekut te pjekur e lyejme me cokollaten e shkrire duke vendosur siper kremin e bananes.Siper tyre vendosim shtresen tjeter te kekut te pjekur duke e lyer edhe ate siper me cokollate te shkire , krem banane dhe siper duke vendosur copat e prera te bananes.Mund ta fusni ne frigorifer dhe me pas te jete gati per tu servirur.

Lini nje koment