You are here: HomeKuzhineEmbelsiraEmbelsire me ananas dhe qershi

Embelsire me ananas dhe qershi

Publikuar ne Embelsira Friday, 19 July 2013 10:57

Përbërësit:

-miell 400 gr
-gjalpë ose margarinë 200 gr
-vaj 40 ml
-ujë 150 ml
-pak kripë një majë thike.
-një kuti e vogël me komposto ananasi me rrota të paktë 8 copë ananas
-qershi të sheqerosura që përdoren në pastiçeri për zbukurim ose gliko qershie 8 copë.

 

Në fillim përziejmë gjalpin me 50 gr miell e rrahim me një lugë druri që të bëhet një masë homogjene. Miellit të mbetur i shtojmë vajin dhe e fërkojmë me duar të bëhet kokrra. Shtojmë aty edhe ujin e vakët dhe bëjmë një brumë si për byrek. Brumin e lemë të pushojë pak me një pecetë të lagur. Pastaj e marrim e ndajmë në dy pjesë. Gjalpin e përzier me miellin e ndajmë në 4 pjesë të barabarta. Hapim të dyja pjesët e brumit në tavolinën e punës dhe e lyejmë secilën me një pjesë të gjalpit. Palosim në formë zarfi duke e mbyllur dhe hapim me pec. I bëjmë një palosje tre here të dyja pjesëve dhe i fusim në frigorifer rreth 15-20 min. Pas 20 min i nxjerrim dhe i hapim në tavolinën e punës. Përsërisim procedurën lyejmë të dyja pjesët me gjalpin e mbetur bëjmë palosjen zarf,hapim me pec sa te rritet peta dhe gjalpi të jetë futur brenda. I palosim përsëri tre here pra tre palosje shiko foton,dhe i fusim edhe 20 min të tjera në frigorifer. Pas 15-20 min. të tjera i nxjerrim i hapim në tavolinën e punës dhe i kemi gati tani për ti përdorur për ëmbëlsirën tonë. Secilën pjesë e ndajmë në 4 pjesë të barabarta.
Petën e spërkasim me pak sheqer ose akoma më e shijshme del nëse e lyejmë secilën pjesë me dy lugë krem pastiçeri ose buding vaniljeje të aromatizuar sipas dëshirës. Vëmë copën e ananasit ose edhe mollë mund të përdorim të prerë në rrota dhe e spërkasim me pak kanellë.
I mbyllim dhe në mes vëmë kokrrën e qershisë. I pjekim në furrën e parangrohur ne 180 gradë rreth 20-25 min. Pasi janë pjekur u hedhim sipër sheqer pluhur. Nëse vendosim t'i bëjmë me mollë sheqerin pluhur e përziejmë me pak kanellë.

Lini nje koment