You are here: HomeKuzhineEmbelsiraAkullore me manaferra

Akullore me manaferra

Publikuar ne Embelsira Wednesday, 12 June 2013 14:26

Përbërësit:

600 g manaferra,
130g sheqer,
1.5 dl ujë,
2 lugë lëng portokalli.

 

Hidhni sasinë e caktuar të ujit në një enë, shtoni sheqerin dhe lëngun e portokallit, jepini një valë dhe lëreni të ziejë akoma ngadalë për 5 minuta, ftoheni. Ndërkohë lani dhe thani me kujdes manaferrat, kaloini në frulator dhe bashkojani masën e përfituar shurupit të përgatitur në fillim. Hidheni në formën për akull të frigoriferit, sprucojeni përsëri me pak lëng portokalli, mbulojeni formën me letër alumini dhe vendoseni për rreth 3 orë në frigorifer. Servireni akulloren me krem qumështi të rrahur ose me xhelatinë manaferre.

Lini nje koment