You are here: HomeKuzhineBrumeraMusaka me patellxhana

Musaka me patellxhana

Publikuar ne Brumera Thursday, 26 December 2013 11:08

Perberesit:

1 kg patellxhane te prere me feta per se gjati, me trashesi gati 1 cm,

450 gr mish i grire,
1 qepe e madhe e prere imet,
1/2gote vere e bardhe,
1/2 kg domate te grira ne rende,
2 luge vaj,
kripe, piper,
1 lt beshamele
2-3 luge gjelle  djathe i grire i tipit parmexhan.

Kaverdisim fetat e patellxhanit nje nga nje. Nderkohe, kaverdisim qepen ne nje tigan me kapak. Shtojme mishin dhe kur nderon ngjyre, e shuajme me vere te bardhe. Pasi vera avullon, shtojme domatet dhe e leme te gatuhet,derisa te jete pothuajse e thate. E rregullojme me kripe e piper. Ne nje tave, shtrojme fetat e patellxhaneve, ne gjithe siperfaqen. I mbulojme me mishin e grire te pergatitur e mbi to, vendosim perseri fetat e patellxhaneve. Hedhim siper salcen beshamele dhe e sperkasim me djathin e grire. E pjekim ne furre te ngrohte ne 180° per rreth 1 ore, derisa te ngjyroset siperfaqja. Para se te pritet e sherbehet, e leme te ftohet pak.
Eshte e mira qe mishin ta pergatisim nje nate me pare dhe nese duam nje musaka me te lehte, mund te zevendesojme skuqjen e patellxhaneve, me pjekjen e tyre duke i lyer me pak vaj.

Lini nje koment